
Koordinatori Kombëtar për Energjinë i Partisë Demokratike, Eno Bozdo reagoi sot përmes një deklarate për mediet duke u shprehur se “Rama gënjeu sot kur tha se Shqipëria sipas Doing Business, renditet e 44-ta në botë përsa i takon indikatorit të furnizimit me energji elektrike.
“Në raportin Doing Business 2020, Shqipëria renditet e 107-a në botë, më keq se çdo vend tjetër i rajonit me përjashtim të Malit të Zi”, tha Bozdo.
“Pas 8 vitesh si kryeministër, Rama ende nuk u shpjegon dot shqiptarëve përse ata paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon, (me përjashtim të Malit të Zi) dhe furnizohen me cilësinë më të keqe të mundshme?”, u shpreh ai.
“Fakt mbetet se sipas raportit tjetër të Bankës Botërore (Enterprise Survey 20219), 42% e kompanive në Shqipëri e identifikojnë furizimin me energji elektrike si problemin kryesor të tyre. Ndërkohë që rreth 59% e tyre deklarojnë se u ndërpritet energjia në mënyrë periodike dhe afërsisht gjysma e kompanive të pyetura deklaruan se mbajnë dhe përdorin një gjenerator”, u shpreh Bozdo.
“Biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro, kjo për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike dhe dëmtimit të proçesit të prodhimit”, theksoi Bozdo.



