Petraj: Të ribëhet një ligj për përmbarimin. Në këtë marrëdhënie duhet të aktivizohet edhe avokati

Petraj: Të ribëhet një ligj për përmbarimin. Në këtë marrëdhënie duhet të aktivizohet edhe avokati

Qeveria ka publikuar një vendim për rritjen e tarifave të përmbarimor shtetëror, ku tarifat e tyre janë njëhsuar me përmbaruesit private. 

 

Avokati Edmond Petraj duke folur në “Mcn Economy” tha që me barazimin e tarifave është më mire për anën profesionale të përmbaruesve. 

 

Megjithatë sipas tij do të ishte më mirë që përmbarimi shtetëror të mos ekzistonte dhe tregu të liberalizohej. Petraj tha se duhet të ribëhet një ligj për përmbarimin dhe pjesë e marrëdhënies duhet të jetë edhe avokati. 

 

Me këtë situatë që ka ndodhur, me ndryshimin e ligjit dhe barazimin e tarifave, mendoj që në kushtet që ishim i binte që përmbarimi privat të mbyllej, sepse kishte një përplasje të jashtëzakonshme për sa i përket pjesës së shërbimit që jepnin. 

Tani me liberalizimin që iu bë, barazimin për vlerën e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor, është më mirë sa i përket anës profesionale edhe nga përmbarimi shtetëror, edhe nga përmbarimi privat, edhe pse do të doja që përmbarimi shtetëror të mos ekzistonte, ta liberalizonte tregun, dhe të ishte pjesa e profesioneve të lira, që deri në këto momente kanë qenë të penalizuar sa i përket tarifave. Pjesa tjetër që ishte e dhimbshme ishte që shumë përmbarues gjyqësor u detyruan të mbyllnin aktivitetin e tyre. 

Kam përshtypjen se tani do të kemi një mënyrë të detyrueshme për institucionet shtetërore, që vendimet e gjykatave do ekzekutohen nga ata. Në kushtet që jemi një shërbim duhet paguar. Duhet të ribëhet një ligj për përmbarimin. Ky si ligj, ligji për përmbarimin gjyqësor duhet ribërë. Kam idenë që në këtë marrëdhënie duhet të aktivizohet edhe avokati. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy