Gazetari Lorenc Rabeta tha në studion e emisionit “MCN Economy” se në vendin tonë çdo produkt kushton më shumë se në BE.
Me 100 euro blen shumë më pak se ajo që blije para 3 vitesh.
Çdo çmim është më i lartë sot se në BE. Çdo 100 euro emigranti që vjen për të ndihmuar familjet, në realitet nuk është më 100 euro. Ose duhet të sjellë 130-140 euro në mënyrë që familja të blejë po aq produkte sa blinte para 3-4 vitesh.
Produktet i fusin shumë pak duar në Shqipëri dhe duke qenë se janë akumuluar këto produkte në pak duar janë subjekt i rregullimit të çmimit nga këto pak duar.
Para 5-6 vitesh pati një boom blerjesh në internet nga shqiptarët por ky boom u ndërpre se qeveria nxitoi të vinte një taksë. Lexoj vullnet. Mos blini nga jashtë do i blini nga personat që i sjellin ata me çmimet që i përcaktojnë ata.



