Si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe humbjes së vendeve të punës, kërkesat për asistencë sociale janë rritur në SHBA.
Mësohet se gati 30 milionë njerëz nuk kishin ushqim të mjaftueshëm në periudhën 16-21 korrik.
Referuar një ankete të Byrosë së Regjistrit Civil të SHBA-së për periudhën 16-21 korrik, numri i njerëzve që nuk kanë mundur të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm, arriti nivelin më të lartë që nga muaji maj.
Mësohet se 23.9 milionë njerëz nuk arritën të siguorjnë ushqim të mjaftueshëm herë pas here, 5.42 milionë njerëz nuk konsumuan ushqim të mjaftueshëm në mënyrë të shpeshtë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti amerikan i Punës, numri i personave që kanë kërkuar përfitime të papunësisë për herë të parë në vend u rrit me 12 mijë për të shkuar në 1.434.000 në javën që përfundoi më 25 korrik, krahasuar me një javë më parë.
Në këtë mënyrë, numri i personave që kanë aplikuar për përfitime financiare të papunësisë për herë të parë në SHBA ka shkuar në mbi 54 milionë që nga java që përfundoi më 14 mars, kur pandemia COVID-19 filloi të ndikojë në tregun e punës.



