Rikthehet tradita e prodhimit dhe eksportit të gështenjave

Rikthehet tradita e prodhimit dhe eksportit të gështenjave

Rritja intensive e volumit të eksporteve të gështenjës në këto 3 vitet e fundit po rikthehet në një burim kryesor të të ardhurave jo vetem për ekonominë e vendit, por edhe për mijëra familje që banojnë në zonat veriore të vendit, ku rritet e kultivohet kjo bimë e vyer, që po nxit dhe krijimin e një zinxhiri të ri të perspektivës së biznesit të gështenjës.

Burime nga Ministria e Bujqësisë, bëjnë të ditur se, gjatë këtij viti janë eksportuar drejt Italisë rreth 2500 tonë geshtenja. Çmimi i eksportit ka qenë 1.3 euro për kilogram, duke siguruar për kompanitë më shumë se 3.2 milionë euro të ardhura. Për nga vlera, gështenja është një treg i vogël, por rëndësia lidhet me volumin e zinxhirit të përfitimit, shprehen ekspertët.

Të ardhurat e siguruara nga eksporti shpërndahen në mijëra familje të banorëve që vjelin dhe gjithashtu shkojnë për financimin e grumbulluesve ndërmjetës që e transportojnë gështenjën nga malet në qendrat e grumbullimit të eksportuesve.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se, mbi 1200 ton gështenja eksportohen këtë sezon, kryesisht vetëm nga qarku i Shkodrës, që konsiderohet dhe si vendi më me prodhimtari i kësaj bime. Ndërsa masivi më i madh i gështenjave në Ballkan, me rreth 2000 ha  shtrihet në zonën e Tropojës, përmbi “Bajram Curr”,  e deri në bjeshkët e Dragobisë.

Mbi 80% e eksporteve shkojnë drejt Italisë ndërsa pjesa tjeter në Gjermani e Austri.

Për zhvillimin e këtij sektori, ministria e Bujqësisë po sheh mundësinë e zbatimit të projekteve për rritjen e vlerës së tregut dhe zhvillimin e linjave të agropërpunimit të gështenjsës.

Ndërsa përmes skemave subvencionuese dhe kreditimit me interesa të butë, politikat e qeverisë synojnë rikthimin e traditës së prodhimit të bollshëm të gështenjave në vend dhe eksportin masiv të tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy