“Porto Romano”, Soko: Shqetësim kapaciteti i portit, përfitimi ynë nga rritja e përpunimit

“Porto Romano”, Soko: Shqetësim kapaciteti i portit, përfitimi ynë nga rritja e përpunimit

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, për projektin e Porto Romanos, thotë se porti i Durrësit duhet t’i përgjigjet një korridori ndërkombëtar.

 

Duke folur për “MCN Economy” ai deklaroi se shqetësimi i ndërkombëtarëve ka të bëjë lidhur me kapacitetin dhe tonazhin që mund të akomodohet në port dhe se kërkohet një port i ri me vëllim më të madh.

 

Sipas tij, shqetësimi i partnerëve dhe NATO-s lidhet me kapacitetet përpunuese të portit.

 

Soko shtoi se çdo ton mall i përpunuar, sjell të ardhura drejtpërdrejtë në ekonomi, ndaj jemi shumë të interesuar të rrisim përpunimin. 

 

Dhoma Amerikane të Tregtisë me reagimin e saj është maja e ajsbergut, në raport me ndërkombëtarët. Lidhur me projektin e Portit të Durrësit. Bashkimi Europian kur u prezantua projekti kërcënoi me marrëveshjen e MSA. Flukset tregtare ose flukset e mallrave që do të përfshihen në portin aktual, përfshijnë kanale komunikimi si Korridori 8 që kapaciteti të shkojë 13 milionë ton kapaciteti i përpunimit. Se me kapacitetin që ke, nga nevoja 6 milionë ton, porti i Durrësit ka përpunuar 4.5 milionë tonë në vit. 

 

Do të shtohet një korridor i ri i cili do të marrë peshë. Kapaciteti lidhet me çfarë lloj tonazhi më të madh mund të akomodosh në port. Se situatat janë të tilla që në raste emergjence mund të jenë shumë anije të tonazhit shumë të madh. Porti i Durrësit duhet t’i përgjigjet një korridori të ri ndërkombëtar. Kërkohet një port i ri që të ketë vëllim më të madh. Strategjitë e transportit janë pranga në duart e qeverive që nuk i lënë të lëvizin sipas interesave të momentit. Ne e lëmë vendin pa strategji dhe t’i kemi duart e lira nga ligji. Ne nuk i bëjmë fare ligjet dhe ato nuk na pengojnë. Duke e lënë vendin pa strategji, këta i kanë duart e lira. 

 

Më mirë të marrë një anije 50 mijë tonëshe të madhe, se sa dhjetë anije 10 mijë tonëshe. Porti i Porto Romanos nuk e ka arritur dot këtë gjë. Mua më duket si skemë grabitje e mirëmenduar, se shikon se marina Durrës mund të jetë ndër projektet që do sakrifikohen për shkak të strategjive të investimit të Emirateve Arabe. Më thoni një projekt strategjik që kjo qeveri ka nisur dhe përfunduar? Zero!

Interesi ynë është të përpunojmë sa më shumë mallra, sepse përfitojmë tarifa dhe taksa që shkojnë në interes të prodhimit tonë kombëtar. Nëse ne bëjmë atraktiv portin e Durrësit, që mallrat të mos i përpunojnë në Pire dhe Selanik, ne hedhim ca litarë varësie. Çdo ton mall i përpunuar, sjell të ardhura drejtpërdrejtë në ekonomi, ndaj jemi shumë të interesuar të rrisim përpunimin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy