Teliti: Ja pse Veliaj ka shkelur ligjin te inceneratori i Tiranës 

Teliti: Ja pse Veliaj ka shkelur ligjin te inceneratori i Tiranës 

Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorian Teliti, shpjegoi në “Mcn Economy” përse Erion Veliaj ka kryer shpërdorim detyre në rastin e inceneratorit të Tiranës, duke marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak. 

Qeverisja vendore s’është vetëm kryetari i bashkisë. Janë dy autoritete, kryetari i bashkisë dhe këshilli bashkiak, legjislatori i vogël i kësaj bashkie. Sipas ligjit është e sanksionuar qartë dhe thjeshtë, çdo angazhim financiar merret me vendim të këshillit bashkiak dhe ekzekutimi ndiqet nga kryetari i bashkisë. Për të blerë një koli ujë në bashki duhet të jetë e përcaktuar në totalin e buxhetit dhe të jetë e miratuar nga këshilli bashkiak. Në 2017-ën këshilli bashkiak s’e kishte më mazhorancën socialiste. LSI ishte shkëputur nga mazhoranca dhe Veliaj kishte vetëm 28 kartona. Procesi i hartimit të koncesionit kishte ngecur për faktin kush do marrë përsipër kostot. MF thoshte që ne s’i marrim përsipër nga buxheti i shtetit. Kush doli heroi? Na del Veliaj. Por në vend të vinte në këshillin bashkiak, ai s’erdhi fare, sepse s’do merrte miratimin, sepse dukej qartë që ishte kontratë korruptive dhe klienteliste. Veliaj i bëri një shkresë ministrisë së Financave dhe Mjedisit ku shprehet që Bashkia e Tiranës shprehet parimisht dakord për ta mbuluar koston 93 milionë euro ndonëse ishte antiligjore. Ata e marrin si një shkresë ligjore dhe zhbllokohet procesi. Patjetër kjo përbën vepër penale”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy