Policia e Fierit ka arrestuar drejtuesin dhe ish-drejtuesin e kompanisë së naftës “Bankers Petroleum” dhe CEO aktual. Në pranga kanë rënë CEO aktual me kombësi kineze Hongping Xiao, si dhe ish-drejtuesi i saj, Leonidha Çobo.
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, thotë se rasti ka të bëjë me detyrime të papaguara shtetit. Por sipas tij, Bankers ka shfaqur probleme më të mëdha dhe nuk është vënë ndonjëherë para përgjegjësisë.
Kjo është një histori që vijon prej shumë kohësh. Konflikti ka filluar që në 2015. Mesa duket ky debat ka evoluar dhe është detyruar të ndërhyjnë të gjithë aktorët e tjerë. Nuk kam të dhëna të mjaftueshme nga dosja hetimore në këtë rast, por natyrisht duke pasur parasysh faktin që vijmë nga konflikte të stërzgjatura të institucioneve me Bankers...
Kemi të bëjmë me një skemë që daton shumë herët. Kontrata për shfrytëzimin e burimit më të madh në 2004. Klauzolat e kontratës kanë qenë shpesh mollë sherri mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë. Daton shumë herët ngritja e çështjes së Bankers Petroleum. Kontrata e tillë që kompania mund të mos derdhte tatim fitimi.
Bëhet fjalë për një detyrim tatimor të papaguar. Për CEO-n aktual të Bankerit është për një detyrim tatimor të papaguar. Nuk është ky problemi. Këtë problem mund ta kenë gjysma e kompanive. Aferat që janë diskutuar në publik gjithmonë as nuk janë përmendur si vepra penale. Është një situatë që ka 22 vjet në këtë gjendje. Nuk shoh vullnet për ta bërë këtë.



