Rindërtimi/ Caca: Banorëve nuk iu dha mundësia të sillen si pronarë, u spostuan në periferi

Rindërtimi/ Caca: Banorëve nuk iu dha mundësia të sillen si pronarë, u spostuan në periferi

Arkitekti urbanist Gjergji Caca për vonesën e procesit të rindërtimit nga tërmeti dhe shtyrjes së afatit për përfundimin në vitin 2028, thotë se banorëve nuk iu dha mundësia që të sillen si pronarë dhe ta rizhvillojnë pronën.

 

Duke folur për “MCN Economy” ai deklaroi se janë 17.500 apartamente me nga 100 metër katrorë të projektuara për të prekurit nga tërmeti dhe ndërkohë që të pastrehë janë 14 mijë familje, duke nxjerrë 3 mijë apartamente shtesë.

 

Sipas tij, banorët e pallateve në anë të rrugës u spostuan dhe u çuan në periferi, ndërsa trualli i objektit të tyre mbeti bosh dhe nuk dihet destinacioni i tij.

 

Në momentin që shteti sillet si kompani në procesin e rindërtimit ka burokracitë e veta, ndërsa privati gjen rrugët e shkurtra, pasi qëllim ka shitjen. Në çdo vend të botës po të ndërtonte shteti dhe privati paralelisht, shteti do ndërtonte për një kohë më të gjatë. Ndërsa privati shumë procedura i bën në mënyrë më të thjeshtuar. 

 

Shumë pallate të ndërtuara para ‘90-ës u prishën me vendime arbitrare, janë gjysmat në këmbë edhe pas prishjes nga buldozerët. Pjesa tjetër është se nuk iu dha mundësia banorëve që të sillen si pronarë. SPAK po heton se çfarë u bë me atë hekurin që nuk paguante taksa.

 

 Dhe sikur të vendosnim një kosto mesatare prej 400 euro për metër katrore, përkthehet 17.500 apartamente me nga 100 metër katrorë. Ndërkohë që të pastrehë janë 14 mijë familje. I bie që kemi tre mijë apartamente shtesë. Se nuk po luajmë me një apartament, por me tre mijë apartamente. Ky fond apartamentesh mjafton të strehojë 2.2% të popullsisë së Shqipërisë sipas censusit. 

 

Ndërkohë ti nuk ke strehuar këta. Është 3% që merr bashkia Tiranë, për të pastrehët që nuk e dimë ku është. Nuk u sollën dot këta banorë si pronarë. Unë si pronar kam të drejtën ta rizhvillojë pronën, të kërkojë një firmë ndërtimi dhe të marrë 1.5 herë më shumë. 

 

Pallatet në radhë të parë u spostuan, i hoqën nga ato pallate dhe i çuan te “5 Maji” në fund apo në fund të Kombinatit. Pse do shërbejnë këto troje?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy