Goci: Bordi i Transparencës i shërben vetëm qeverisë për të verifikuar të ardhurat nga rritja e çmimeve

Goci: Bordi i Transparencës i shërben vetëm qeverisë për të verifikuar të ardhurat nga rritja e çmimeve

Rritja e çmimeve do të çojë në rritjen e nivelit të kequshqyerjes. Në studion e MCN Economy, aktivisti Ervin Goci tha se shtresa që preket direkt përbën shumicën.

Niveli i kequshqyerjes vetëm do të rritet. Uroj që dikush të mbledhë të dhëna për këtë. Jam i sigurt që kjo ndikon. Kur më ka ndikuar mua që kam disa të ardhura që hyjnë në ato të shtresës së mesme, kur e shoh që kam shtrëngim në xhep, imagjino çfarë ndodh me ata që kanë paga nën 50 mijë lekë të reja.

Goci tha më tej se Bordi i Transparencës që ka marrë përsipër monitorimin e çmimeve i shërben qeverisë dhe jo qytetarëve.

Çmimet e ushqimeve janë rritur në mënyrë katastrofike. Para disa ditësh në një market të një niveli mesatar në Itali, vura re se çmimet ishin më lirë se në Tiranë. Për mendimin tim ka një abuzim në nivelet e zhvatjes së xhepit të qytetarëve. Është më shumë një ekonomi e kontrolluar që verifikon sa të ardhura hyjnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy