
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme një paketë kompensimesh mujore për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe kategori të veçanta sociale.
Vendimi parashikon kompensime që variojnë nga 600 deri në 1 800 lekë në muaj.
Sipas vendimit, personat me të ardhura deri në 40 mijë lekë në muaj do të përfitojnë kompensim deri në 1 800 lekë, ndërsa ata me të ardhura deri në 22 mijë lekë do të kompensohen deri në 800 lekë në muaj.
Përfituesit me të ardhura deri në 18 mijë lekë do të marrin kompensim deri në 1 000 lekë, ndërsa pensionistët e invaliditetit dhe pensionit familjar do të përfitojnë kompensime mujore nga 600 deri në 700 lekë, sipas kritereve ligjore.
Paralelisht, qeveria miratoi edhe një mbështetje financiare vjetore prej 15 mijë lekësh për familjet dhe individët në ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët pa kujdes prindëror dhe kategori të tjera të mbrojtjes sociale.
Këshilli i Ministrave vendosi:
Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive
Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive
Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive
Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension invaliditeti, të caktuar sipas ligjit
Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 700 (shtatëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension familjar, të caktuar sipas ligjit
Përfitojnë mbështetje financiare për vitin 2025, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, kategoritë e mëposhtme: a) Familjet dhe individët, që trajtohen me ndihmë ekonomike b) Fëmijët pa kujdes prindëror, të vendosur në familje kujdestare; c) Personat me aftësi të kufizuara ç) Individët përfitues të statusit “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, d) Individët përfitues të statusit “Për statusin e të verbrit” dh) Ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar



