
Ervin Demirxhiu, ekspert vlerësues i Pasurive të Paluajtshme, thotë se tarifat e reja të kalimit të pronësisë nuk janë mjet për të ndaluar ndërtimet pa leje.
Në MCN Economy, ai tha se duhen të tjera masa shtrënguese.
Tarifat duan të sjellin ndëshkim, por nuk është i tillë që të ndalojë le të themi ndërtimet pa leje. Mendoj se duhen të tjera masa shtrënguese.
Procesi i parë është që në momentin që gjendet prona, fillon negocimi dhe shkohet te noteri. Depozitohet i gjithë dokumentacioni te noteri. Në rastin e blerjes është i pashmangshëm. Mund të shmanget vetëm në rastin e qirave. Tatimi në burim është 15% e vlerës. Këto raste i shmangin përmes kontratave mes palëve, që nuk deklarohen fare.
Procesi i rivlerësimit të pronës u mbyll në prill. Ai proces ka sjellë goxha të mira. Ka hequr një barrë goxha të lartë. Kanë përfituar ata që kanë shitur në ato momente.



