Dervishaj në Vlorë: Ura e Bratit do të ndërtohet e re

Dervishaj në Vlorë: Ura e Bratit do të ndërtohet e re

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj ishte të enjten në qarkun e Vlorës, ku dhe ndoqi nga afër punën e kompanive kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve, pas rreshjeve të shumta që kanë përfshirë vendin tonë gjatë tre ditëve të fundit, ku situata më e rëndë u paraqit në jug, gjatë ditës së sotme.

Fillimisht Dervishaj u ndal te Ura e Bratit, që u shemb pak ditë më parë për shkak të rreshjeve. Ministri tha se janë marrë të gjitha masat, që të mos ketë problem në qarkullim. Dervishaj siguroi banorët e zonës se do të meren masat e nevojshme dhe do të ndërtohet një urë e re, që do të lidhi banorët e fshatit Brataj me fshatrat Kuç, Bolenë e Tërbaç. Ministri apeloi ndaj drejtuesve të mjeteve që përdorin këtë segment, të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën.

Ndalesën e radhës Ministri Dervishaj e zhvilloi në Selenicë, ku pati bllokim të aksit kryesor si pasojë e rreshjeve të dendura. Ministri informoi se situate po shkon drejt normalitetit, pas ndërhyrjeve të kryera  dhe qarkullimi i automjeteve ka rifilluar.

Kreu i transporteve, Dervishaj nënvizoi se shumë shpejt do të fillojë edhe faza e evidentimit dhe e ndërhyrjes për ti dhënë zgjidhje përfundimtare problemit të bllokimit të aksit rrugor. Por, vijoi ai, ajo që mbetet e rëndësishme është marrja e masave paraprake për t’i përballuar sa më me efiçencë situatat emergjente.

Ministri falenderoi edhe punonjësit e mirëmbajtjes që janë angazhuar këto ditë në terren, duke bërë të mundur që akset kombëtare të jenë të kalueshme.

Dervishaj u njoh edhe me situatën e krijuar dhe masat e marra në Novoselë, zone që gjithashtu rregjistroi problem si pasojë e rreshjeve të dendura. Ministri tha se janë marrë masat për të mos patur asnjë bllokim të aksit rrugor, ndërsa institucionet janë në gadishmëri maksimale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy