OBP kursen 40 milionë euro në buxhet për dy vite funksionim

OBP kursen 40 milionë euro në buxhet për dy vite funksionim

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka arritur t’i kursejë buxhetit të shtetit 40 milionë euro gjatë dy viteve të funksionimit të tij. Në këtë mënyrë, OBP vijon të forcojë rolin e tij si një institucion kyç për rritjen e eficiencës, transparencës dhe konkurrencës në prokurimin publik në Shqipëri. 

 

Gjatë kësaj periudhe, OBP ka zhvilluar 1,163 procedura prokurimi, me një vlerë totale fondesh të prokuruara që tejkalon 400 milionë euro. Ndërkohë, vlera e fondeve të vlerësuara llogaritet në 315 milionë euro. Këto rezultate dëshmojnë jo vetëm volumin e lartë të aktivitetit, por edhe ndikimin konkret në përmirësimin e menaxhimit të financave publike.

 

Përveç kursimeve financiare, OBP ka sjellë përfitime të rëndësishme për administratën publike dhe tregun, përfshirë rritjen e numrit të procedurave, reduktimin e kohës së zhvillimit të tyre, unifikimin e specifikimeve teknike dhe çmimeve, si dhe dixhitalizimin e proceseve përmes platformave dhe mjeteve të dedikuara.

 

Një element i rëndësishëm i këtij transformimi është rritja e konkurrencës dhe transparencës. Aktualisht, rreth 600 operatorë ekonomikë janë të regjistruar për të marrë njoftime automatike për procedurat e OBP, duke ndikuar në rritjen e pjesëmarrjes dhe zgjerimin e bazës së konkurrencës. Paralelisht, një numër në rritje institucionesh po përdorin katalogët e OBP në mënyrë vullnetare, duke reflektuar besimin në këtë model të centralizuar.

 

Në drejtim të prokurimit të qëndrueshëm (ESG), OBP ka ndërmarrë hapa konkretë për integrimin e kritereve sociale dhe mjedisore. Vetëm gjatë vitit 2025 janë zhvilluar 41 procedura të prokurimit të qëndrueshëm, që përbëjnë 7% të procedurave të zhvilluara nga OBP. Ndërkohë, në kuadër të prokurimit social janë zhvilluar 16 procedura, ku është kërkuar që të paktën 5% e punonjësve të jenë punëkërkues të papunë. Në bashkëpunim me AKPA, operatorët ekonomikë kanë deklaruar mbi 350 punëkërkues për punësim në kontratat publike.

 

Rezultatet e arritura konfirmojnë se prokurimi i përqendruar është një mekanizëm efektiv për përdorimin më të mirë të fondeve publike, rritjen e transparencës dhe standardizimin e procedurave. OBP mbetet i angazhuar për të vijuar përmirësimin e proceseve dhe për të forcuar më tej rolin e tij si një model modern i administrimit publik në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy