Zhupa për koncertin e Kanye West: Urgjencë ishte mosshitja e biletave? Gonxhja: Do humbnim 35 milionë euro. Refuzuam Jennifer Lopez

Zhupa për koncertin e Kanye West: Urgjencë ishte mosshitja e biletave? Gonxhja: Do humbnim 35 milionë euro. Refuzuam Jennifer Lopez

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja, është përballur me një debat të fortë në Komisionin e Posaçëm, ku u diskutua financimi prej 4.3 milionë eurosh nga qeveria shqiptare për koncertin e Kanye West në Tiranë.

 

Ai deklaroi se nga anulimi i këtij koncerti, vendi do të humbte 35 milionë euro.

 

Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa, kërkoi shpjegime për arsyet e këtij financimi, duke ngritur pikëpyetje mbi përcaktimin e koncertit si një çështje urgjente dhe mbi përdorimin e fondeve publike për një event privat.

 

Ajo e cilësoi si "akti normativ Kanye West", duke thënë se për një individ bën shteti një akt normativ.

 

Si e konceptoni ju urgjencën e një koncerti të parashikuar? Urgjencë ishte mosshitja e biletave? Cila ishte nevoja për t’u dhënë këto para për një koncert privat?

 

Ajo gjithashtu rikujtoi premtimet e mëparshme të qeverisë për mosfinancimin e eventeve të tilla dhe kërkoi sqarime se çfarë do të ndodhte me fondet nëse parlamenti nuk do ta miratonte masën.

 

Ju keni dhënë 4.3 milionë euro për një koncert privat, ndërkohë që kishit premtuar se nuk do të jepnit asnjë lekë. Supozoni sikur parlamenti nuk e miraton, çfarë ndodh? A do t’ua kthejë Kanye West paratë?

 

Në përgjigje, ministri Gonxhja deklaroi se administrata kishte vepruar në përputhje me aktin normativ dhe se financimi ishte bërë për të garantuar realizimin e eventit.

 

Administrata ka vepruar sipas aktit normativ, menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Nëse do të kishte mosmbarëvajtje të koncertit dhe eventi nuk do të realizohej, atëherë do të hynim në pyetjen se si do të merreshin lekët.

 

Ministri shpjegoi se koncerti ishte një nismë e diskutuar prej rreth një viti me qeverinë shqiptare dhe se fillimisht ishte menduar që organizimi të mbështetej kryesisht nga të ardhurat e eventit dhe sponsorët.

 

Koncerti vjen si një nismë e konsultuar me qeverinë shqiptare prej një viti. Në fillim të këtij viti kemi shprehur mbështetjen tonë për organizimin e këtij eventi.

 

Sipas ministrit, situata ndryshoi pasi u vu në rrezik realizimi i koncertit për shkak se financimi i plotë nuk ishte garantuar nga burimet private.

 

Ishte në rrezik mosorganizimi i eventit, pasi nuk kishte garantuar ecuri në vetëfinancimin e tij. Një event nuk financohet vetëm nga biletat, por edhe nga sponsorët dhe burime të tjera.

Humbja nga mos organizimi i eventit do të ishte shumë e madhe dhe të paktën 35 milionë euro. Ka më shumë para në arkat e shtetit nga sa kanë dalë.

 

Debati mes palëve u ashpërsua kur Zhupa ngriti shqetësime për prioritetet e përdorimit të fondeve publike.

 

Do të vinte zor që të kërkonit 4.3 milionë euro për një koncert, kur nuk kemi avion për të fikur zjarret apo përdorim dru për të ngrohur shkollat.

 

Gjatë mbledhjes së komisionit u diskutua edhe mundësia e një performance të Jennifer Lopez në Tiranë. 

 

Gonxhja nuk e mohoi interesimin, por bëri të ditur se kërkesa e artistes për një garanci financiare prej 2 milionë eurosh në rast protestash ishte refuzuar.

 

E kemi refuzuar për momentin, sepse kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. Nuk ia japim dot këtë garanci, sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar. 

 

Sipas tij, kjo kërkesë përbënte një kosto të lidhur me perceptimin e destabilitetit të vendit.

 

Nga ana tjetër, Zhupa e lidhi këtë kërkesë me situatën e tregut të eventeve dhe shitjen e biletave, ndërsa ministri sqaroi se rasti i Jennifer Lopez ishte para miratimit të aktit normativ për financimin e koncertit të Kanye West.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy