Qytetarët në Tiranë ankohen për çmimet e larta të karburanteve. Ata thonë se ndonëse Bordi është shkrirë, kompanitë nuk kanë vendosur të ulin çmimet sikurse ka ndodhur në vendet e rajonit. Ndërsa shoqata e Hidrokarbureve thotë se duhet kohë që kompanitë e mëdha të nisin konkurrencën e çmimeve pas shkrirjes së Bordit.



