Ministri Niko Peleshi ishte këtë fundjavë në Vlorë për të prezantuar masat e programit IPARD, falë të cilit investitorët në fushën e bujqësisë. Ai bëri një përmbledhje të masave, duke shpjeguar edhe mundësitë që qe ofron fondi i garancise.
Ministri ka shpjeguar në detaje se si kjo mbështetje mund të kombinohet me fondin e garancisë, duke thënë se janë 4 banka që do të kreditojnë.
Fondi në formë granti prej 94 milionë euro i vënë në dispozicion përmes programit IPARD nga Bashkimi Europian në vlerë 71 milionë euro dhe qeveria shqiptare 24 milionë euro, do të shkojë për financimin në bujqësi deri në vitin 2020.



