Mrekullia ekonomike e Trump-it, papunësia ulet në nivele historike

Mrekullia ekonomike e Trump-it, papunësia ulet në nivele historike

Ekonomia amerikane ka krijuar vetëm gjatë muajit prill 263 mijë vende të reja pune, një shifër kjo që tejkalon pritshmëritë e të gjithë analistëve. Shkalla e papunësisë ka rënë në 3.6%, ndërsa hapja e vendeve të reja të punës reflekton punësimet e bëra nga vetë qeveria. Në sektorin e ndërtimit janë krijuar 33 mijë vende pune, ndërsa në industri 4 mijë të tjera. Nuk ka njohur këtë hov rritja e pagavë, të cilat u ngritën vetëm me 0.2 % në prill krahasuar me marsin. Kjo është e vetmja shifër që nuk arrin parashikimin e analistëve, të cilët prisnin një rritje prej 0.3%. Ajo që e bën akoma më interesant hovin e ekonomisë nën presidentin Trump është fakti se papunësia nuk kishtë rënë në nivele të tilla që nga viti 1969. Ekonomia amerikane ka krijuar 20 milionë vende të reja pune që nga mbarimi i krizës së recesionit, në 2009.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy