Rinas, 2.2 milionë pasagjerë për vitin 2016, ja cilat janë 12 destinacionet kryesore

Rinas, 2.2 milionë pasagjerë për vitin 2016, ja cilat janë 12 destinacionet kryesore

Aeroporti “Nënë Tereza” gjatë vitit 2016 kaloi shifrën e 2 milionë pasagjerëve, për herë të parë në historinë e tij.

Sipas të dhënave nga “Anna Aero” dhe” OAG”, trafiku i aeroportit u rrit me 9.9 për qind krahasuar me shifrën e 1.99 milionë pasagjerëve të një viti më parë.

Shifrat për 2016 arritën kështu në 2.2 milionë pasagjerë, ndikuar shumë nga rritjet në udhëtime gjatë fundit të vitit, trend i cili ka vazhduar edhe në 2017, me një rritje prej 28.6%.

Ndërkohë fluturimet për në Romë Fiumicino zënë pothuajse 14% të të gjithë trafikut të aeroportit me mbi 300 mijë pasagjerë. Destinacionet e tjera me më shumë pasagjerë janë Milano Malpensa (209 mijë) Stambolli (203 mijë) dhe Vjena (159 mijë).

Fluturimet drejt Frankfurtit, ndonëse janë vetëm 75 mijë kanë rritjen më të madhe me 197 për qind krahasuar me 2015, ndërsa linja drejt aeroportit të Venecias kanë rënien më të madhe me 19.6%.

Sa i përket kompanive të udhëtimit, shqiptarët preferojnë ato që ofrojnë udhëtime low-cost./SCAN

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy