Projektligji për BSH/ Preçi: Bie në sy mbrojtja për guvernatorin. Uroj që Sejko të mos jetë i përfshirë, mund të ngrihen pikëpyetje për hetimet për mikrokreditë

Projektligji për BSH/ Preçi: Bie në sy mbrojtja për guvernatorin. Uroj që Sejko të mos jetë i përfshirë, mund të ngrihen pikëpyetje për hetimet për mikrokreditë

Zef Preçi, ekspert ekonomie tha në studion e lajmeve të MCN Tv se ajo që bie në sy në projektligjin për Bankën e Shqipërisë është mbrojtja që i ofrohet që i ofrohet guvernatorit dhe zëvendësve, dhe në të njëjtën kohë raportet me llogaridhënien. 

 

Më tej Preçi tha se e lexon nenin 72 të projektligjit si një përpjekje për ta futur këtë institucion në suazën e mbrojtjeve që ka nevojë vetë ekzekutivi.

 

Është e kuptueshme që me kalimin e kohës, institucionet rishikojnë kuadrin rregullator qoftë për të reflektuar zhvillimet e reja qoftë për të reflektuar procesin e anëtarësimit në BE. Pas 27 vitesh është e natyrshme të ketë rishikim. Ajo që bien ë sy nuk është thjesht rishikimi si I tillë, por mbrojtja që i ofrohet guvernatorit dhe zëvendësve, dhe në të njëjtën kohë raportet me llogaridhënien. Janë hallka të ndjeshme, në kontekstin e punës së SPAK-ut,. Në kontekstin e zhvillimeve që kanë ndodhur që nga vjedhja e thesarit të shteti që u ndëshkua guvernatori paraardhës, skandali i mikrokredive dhe pompimi I parave kriminale në ekonomi, një proces që do të zbardhet në vijim.

 

 E lexoj nenin 72 të projektligjit si një përpjekje për ta futur këtë institucion në suazën e mbrojtjeve që ka nevojë vetë ekzekutivi. E shoh si një lloj anësimi që në thelb nuk sjell asgjë të re, se askush nuk mund ta cenojë guvernatorin pa shkaqe ligjore. Në të gjitha praktikat e vendet e BE, guvernatorët e bankave qendrore gëzojnë një lloj mbrojtjeje se janë anëtarë të Bankës Qendrore Evropiane. 

 

Uroj dhe shpresoj që guvernatori të mos jetë i përfshirë në hartimin e këtij ligji. Përndryshe do të mendoja që hetimet e pakonkluduara ende të mikrokredive mund të ngrenë pikëpyetje dhe për të. Ajo që qarkullon në media është që skemat e mikrokredive kanë qenë të toleruara qoftë nga pikëpamja e licencimit, qoftë nga pikëpamja e mbikëqyrjes, madje për shumë kohë në bankën qendrore ka ekzistuar koncepti që janë  institucione financiare jobankare. Mendohet që ka implikime të familjarëve të sektorit bankar, të personave përgjegjës, është proces në hetim e sipër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy