Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit nga niveli 2,75%, në nivelin 2,50%.
Eksperti i ekonomisë Elvin Meka tha në studion e MCN Econony se ky vendim i Bankës së Shqipërisë ishte një reagim i shpejtë dhe në kohën e duhur.
Sipas Mekës, elementët që e detyruan BSH që të ulë normën bazë të interesit ishin tkurrja e konsumit dhe roli pak më i vogël në zhvillimin ekonomik të industrisë së ndërtimit dhe turizmit
Ka elementë që krijojnë një lloj mirazhi në drejtim të flluskës. Do e shihja këtë vendim të Bankës së Shqipërisë si një reagim të shpejtë dhe në kohën e duhur sa i përket tre elementëve. Duket që kemi një frenim të zgjerimit të konsumit në ekonomi, kemi një ftohje të rritjes së fortë të industrisë së ndërtimit dhe të turizmit. Ato ritme të ekspansionit eksponencial të turizmit që u vunë re në 2023-2024 nuk po arrijnë të përsëriten në 2025. Kjo nuk do të thotë që ndërtimi dhe turizmi nuk po kontribuojnë në rritjen ekonomike, por roli dhe pjesa e tyre duket se ka filluar të bjerë. Nëse këto dy sektorë, duke shtuar këtu dhe pjesën e konsumit që nuk po arrin të gjenerojë rritje ekonomike, kam përshtypjen që i kanë krijuar premisat Bankës së Shqipërisë, ose i kanë krijuar njëlloj panorame që në 3-6 muajt e tjerë duket se nuk do të kapin atë rritjen e parashikuar ekonomike, 3.8-4%. Kjo rënie rritjes ekonomike që vjen thelbësisht nga tkurrja e konsumit dhe roli pak më i vogël në zhvillimin ekonomik të industrisë së ndërtimit dhe turizmit e detyroi BSH të rishikojë normën bazë të interesit në këndvështrim të nxitjes së konsumit.



