Konfindustria thirrje qeverisë: Riktheni në normalitet jetën ekonomike, dëmi mbi 2 mld dollarë

Konfindustria thirrje qeverisë: Riktheni në normalitet jetën ekonomike, dëmi mbi 2 mld dollarë

Konfindustria i ka kërkuar qeverisë dhe grupit të menazhimit të krizës kundër Covid-19, që të rikthejnë në normalitet jetën ekonomike për të gjitha bizneset si dhe lirinë e plotë të lëvizjes së qytetarëve në të gjithë vendin.

Përmes një deklarate, konfindustria shpreh se këto kufizime i kanë shkaktuar një dëm kolosal ekonomisë, që llogaritet në 1,2 miliardë dollar1% për atë fomrlae, dhe mbi 2 miliardë dollarë për atë relae.

Deklarata e plotë

''Konfindustria i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid 19 rikthimin e menjëhershëm në normalitet të jetës ekonomike për të gjithë kategoritë e biznesit në hapsirat gjeografike në shkallë vendi pa përjashtim dhe pa pritur afatin subjektiv kohor të paracaktuar të 1 qershorit. Gjithashtu, është  shumë e rëndësishme dhënia e menjëhershme e lirisë së plotë të lëvizjes së qytëtarëve në të gjitha qarqet e vendit.

Konfindustria shpreh shqetësimin për vonesat e tejskashme dhe të paarsyetuara të rikthimit në normalitet te jetës ekonomike në vend. Shqipëria, pavarësisht se praktikisht nuk kishte asnjë pasojë nga pandemia globale Covid 19, është vendi i fundit, në lehtësimin e masave shtrënguese. Të gjitha vendet historike të BE, që u prekën më dhjetra herë më rëndë sesa Shqipëria nga kriza shëndetësore e Covid 19, zbatuan masa shumë herë më të lehta të izolimit dhe njëkohësisht janë shumë më përpara në rikthimin në normalitet. E njejta gjëndje është edhe përvendet e Rajonit, që praktikisht janë rikthyer në normalitet tëplotë. Përfundimi është një faturë financiare shumë më e rëndë krahësimisht vendeve të tjera për qytetarët dhe goditje e fortë ndaj fuqisë së konkurencës të ekonomisë shqiptare.

Konfindustria vlerëson, se masat shumë jo përpjestimore ndaj rrezikut shëndetësor real dhe sidomos vonesat e rikthimit në normalitet të lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitetit të bizneseve, i kanë shkaktuar një dëm kolosal të papërligjur ekonomisë kombëtare. Vetëm në muajt mars dhe prill 2020 vlerësimët e Konfindustrisë, të pranuare dhe nga përfaqësues të ekzekutivit, kanë përllogaritur një dëm ekonomik prej mëshumë se 1,2 miliardë $ për ekonominë formale dhe mbi 2 miliardë $ për ekonominë reale të Shqipërisë.  Nga vlera e mësipërme të paktën 350 milionë $ përllogariten të jenë dëme të shkaktuara drejtpërdrejtë nga keqmenaxhimi i krizës. Fatura e mësipërme povazhdon tërritet me cdo minutë, cdo orë dhe cdo ditë vonesë drejt rikthimit në normalitet.

Konfindustria vlerëson, se vonesat e papërligjura, jo profesionale dhe të paarsyetuara për rikthimin e jetës normalenë vend, përvec rëndimit shkatërrimtar të faturës financiare për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë, rrezikojnë të vënë në pikpyetje dhe të zbehin krejtësisht vetëqëllimin dhe të gjith amasat e ndërmarra deri më tash nga ekzekutivi kundërCovid 19.''

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy