Punimet në Unazën e Madhe/ ARRSH: Drejt përfundimit Galeria 5 dhe 1 në lotin e parë

Punimet në Unazën e Madhe/ ARRSH: Drejt përfundimit Galeria 5 dhe 1 në lotin e parë

Unaza e Madhe e Tiranës është një vepër e rëndësishme për banorët e kryeqytetit, por edhe për të gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj.

Autoriteti Rrugor Shqiptar solli sot pamje nga puna intensive natë e ditë që po bëhet për të finalizuar sa më parë këtë vepër.

“Në Lotin 1 dhe 2 të Unazës së Madhe punohet 24 orë në 7 ditë të javës. Është drejt përfundimit Galeria 5 dhe Galeria 1 në lotin e parë”, bën të ditur ARRSH .

ARRSH thekson se po punohet me ndërtimin e rrugëve paralele dhe asfaltimin e tyre në lotin e dytë.

“Përfundimi i kësaj vepre të rëndësishme, jo vetëm që do të lehtësojë trafikun brenda Tiranës, por do të bëjë lidhjen e kryeqytetit me të gjitha rrugët dalëse kombëtare”, thekson ARRSH.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë.

Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy