Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj, të dhënat e INSTAT ku shpenzimet e buxheteve familjare në disa qarqe, ku deri në 50% shkojnë për ushqime, i argumenton me varësinë që kemi nga importi.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaron se duhet të rrisim ekonominë e tregut, në mënyrë që të kemi çmime të pranueshme.
Ne varemi nga importet për ushqimet tona, ajo që duhet bërë në vendin tonë, është të kërkojmë një strategji për ekonominë e tregut.
Bujqësia është një nga ata sektorë ku duhet të fokusohemi. Se dakord kemi turizmin, por turizmi duhet të asoociohet dhe me sektorë të tjerë.
Që të kemi çmime deri diku të pranueshme duhet të rrisim ekonominë e tregut. Krahu i punës po bën minimalisht 7 vjet që ka filluar vrullshëm të largohen nga Shqipëria.
Duhen bërë politika për t’i mbajtur të rinjtë që mbarojnë shkollimin, në vend. Tashmë ka ndryshuar mentaliteti i punonjësit, kostoja e jetesës.
Nëse ne kërkojmë të hyjmë në BE, cilësia e shërbimeve duhet të rritet. Është një ekosistem që nuk mund të funksionojë vetëm në një drejtim.
Shqipëria nuk mund të jetë ndryshe nga vendet e tjera. Është e paevitueshme që dhe në Shqipëri të punohet me punonjës së botës së tretë.
Sa i takon bonusit të pensionistëve, Danaj tha se çdo analizë dhe planifikim që bëhet ka disa faktorë, ku pjesa e pensioneve bazohet mbi demografinë dhe tregun e punës, duke shtuar se janë gjithmonë e më pak të punësuar, si pasojë e emigrimit.
Kemi pasur dhe një dalje në pension të më shumë njerëzve, nga sa ka pasur vitet e kaluara. Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore që po paguhen në moment krahasuar me vendet e Europës, janë gjithmonë më të ulëta.
Një ide do të ishte orientimi drejt pensioneve private. Është e pamundur që shtetet të mbajnë ngarkesën e pensioneve shtetërore, se gjithmonë e më shumë është një gropë, se kërkojnë buxhete shumë të mëdha. Dhe asnjë shtet, sidomos shtetet e Ballkanit nuk i realizojnë dhe përmbushin këto kërkesa.
Një reformë e pensioneve duhet bërë gradualisht dhe duhet të ketë një studim të mirëfilltë. Është momenti që të kalojmë në analiza konkrete. Bonuset japin ndihmë momentale, por duhet parë pak më gjerë.



