Në renditjen Globale të sapo publikuar nga Transparency International Shqipëria ka zbritur plot 11 vende krahasuar me një vit më parë.
Kreu i Shoqatës së biznesit të vogël dhe të Mesëm Zoti Bujar Muço, në MCN Economy tregoi tre komponentët kryesorë që kanë ndikuar sa i përket rritjes së shkallës së korrupsionit në vendin tonë.
Në biznese korrupsioni sa vjen dhe evolon. Tre kanë qenë komponentët kryesorë që kanë nxitur këtë shkallë korrupsioni. Politikat e gabuara në hartimin e ligjeve, është një premisë për të rritur korrupsionin.
E dyta institucionet shtetërore kontrolluese të cilat janë patronazhuar me militantë që kanë kontribuar në fushata të ndryshme elektorale dhe nga ana tjetër marrin mbrapsht shpërblimin ndikojnë në rritjen e korrupsionit.
Një tjetër shkallë që po shohin është dhe informaliteti dhe kjo është nxitje e madhe për korrupsion sepse kjo rritje lihet me vetëdashje dhe jo se është e pakontrollueshme nga institucionet shtetërore.
Korrupsioni nuk ka ku shkon më dhe madje pritet të shkojë dhe më lartë. Duke qenë me taksime shumë të larta biznesi gjen rrugën më të shkurtër si korrupsioni.



