"Kemi ndërtuar kudo dhe tani po ndërtojmë edhe në zonat e mbrojtura"

"Kemi ndërtuar kudo dhe tani po ndërtojmë edhe në zonat e mbrojtura"

Bregdeti i Dhërmiut ka nisur të transformohet dhe t’i ngjajë më shumë Golemit dhe Lalzit.

Betoniere, makineri dhe zhurmat e gërmimeve shkrihen me qetësinë dhe tingujt që lëshojnë dallgët e detit.

Disa vite më parë, plazhet e këtij fshati mbaheshin jo vetëm për bukurinë që ofronin, por edhe për natyrën e virgjër e të pa prekur nga dora e njeriut.

Sot panorama është një tjetër.

Investitorët strategjikë të shpallur në sektorin e turizmit kanë zgjedhur peisazhet më të bukura dhe eksluzive të vendit.

Kemi ndërtuar kudo dhe tani po ndërtojmë edhe në zonat e mbrojtura

Në këtë hartë duken zonat e investimeve strategjike të dhëna në turizëm.

Shumica janë në vijën e parë dhe zenë në total një sipërfaqe prej 20 milion metra katrorë

Edhe pse këto zonaa janë klasifikuara të mbrojtura dhe Komiteti i Investimeve Strategjike është vënë në dijeni, ai ka dhënë dritën jeshile për të nisur ndërtimin duke i dhuruar dhe statusin e veçantë strategjik.

Komiteti është shprehur në vendime që koordinatat duhet të përcaktohen nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura ose është mjaftuar me një raport të vlerësimit në mjedis që kanë dorëzuar biznesmenët e interesuar.

Një nga sipërfaqet më të mëdha që do të zhvillohen është ajo e kompanisë “Jonian Heaven” në Sarandë.  1.28 milion metra katrorë pritet të preken nga ndërtimet në zonën e mbrojtur të Kepit të Stillos që është njëkohësisht dhe Trashëgimi Kulturore. Projekti shtrihet në një pjesë Parkut Kombëtar të Butrintit dhe bën pjesë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

Edhe projekti Manastri Resort prek Parkun Kombëtar të Butrintit.

4 projekte strategjike në turizëm vendosen mbi Deltën e Përroit të Palasës, i shpallur Monument Natyrore për bimësinë unike në botë që mban.

Një tjetër ndërtim pritet të nisë afër Shpellës së Piratëve, zonë e cila jo vetëm që ka bukuri vizuale, por jetojnë fokat, gjitarët e detit.

Projektet hyjnë edhe në brendësi të fshatit Dhërmi në afërsi të objekteve të shpallura Trashëgimi Kulturore. Një prej tyre po ndërtohet në afërsi të Kishës së Ipapandisë.

Një nga vendet më të pazbuluara të Shqipërisë, të cilën mungesa e infrastrukturës e ka mbajtur larg syve të ndërtuesve është bregdeti i Kavajës. Peisazhet natyrore në këtë zonë janë mahnitëse, ndërsa Plazhi i Gjeneralit njihet si një nga më të bukurit e Adriatikut. Së fundi, investitorët strategjikë kanë vendosur flamujt edhe në këtë zonë.

Dy projekte: një në afërsi të Kalasë së Turrës e klasifikuar si Monument Natyre dhe një tjetër afër plazhit të Gjeneralit kanë marrë vulën për të nisur ndërtimin e komplekseve turistikë me vila dhe hotele. Në këto zona ndodhet Monumenti Natyror i njohur si “Foleza e Bardhorit dhe masivi bimor me dafina.

Sot dukuria e golemizimit po përfshin dhe bimësinë në gjirin e Lalëzit. Lalëzi po humbet jo vetëm pyjet me pisha por dhe dunat ranore të shpallura prej vitesh Monument Natyre.

Ndërtimet vazhdojnë edhe në Kepin e Rodonit, në bimësinë pyjore të Velipojës dhe Fushë-Arrëzit e së fundi dhe përgjatë lumit Vjosa, i cili është në proçes të shpalljes “Park Kombëtar”.

Depërtimi i dorës njerëzore në këto zona rrezikon prishjen e ekosistemeve dhe përsëritjen e gabimeve të të shkuarës. Por a do t’ia vlejë dhe a do të justifikojë sakrificën me zhvillim ekonomik? A është ky modeli i duhur?

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy