Ligji i ri për sigurimet, Tola: Synojnë mbrojtjen e konsumatorit, por dinamikat e tregut dhe zbatimi real mbeten sfida kryesore

Ligji i ri për sigurimet, Tola: Synojnë mbrojtjen e konsumatorit, por dinamikat e tregut dhe zbatimi real mbeten sfida kryesore

Ndryshimet e parashikuara në kuadrin ligjor për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit pritet të sjellin një valë të re rregullimi në sektorin financiar, mirëpo efektiviteti i tyre do të varet tërësisht nga përshtatja me realitetin e tregut shqiptar. 

 

Në "MCN Economy", eksperti i ekonomisë, Igli Tola, u shpreh skeptik por edhe shpresëdhënës mbi shtrirjen e efekteve të këtij ligji në të gjithë sistemin. 

 

 

Normalisht ndryshimet që po ndërmerren në sektorin e sigurimeve, në gjykimin tim, janë ndryshime që do të vijojnë të shtrihen edhe në tregjet e tjera të sektorit financiar dhe pavarësisht kanë një tendencë të qartë drejt rritjes së numrit të konsumatorëve, por ajo që duhet të jemi koshientë dhe të kujdesshëm është fakti se sa realisht këto ndryshime do të aplikohen në realitet dhe cilat do të jenë rezultatet e pritshme në raport me ato realet. 

 

 

Më tej, duke analizuar specifikat dhe pengesat strukturore që mbart ky sektor në Shqipëri, Tola shtoi se kuadri i ri ligjor do të përballet me ngurtësinë e një tregu që historikisht ka vuajtur nga mungesa e diversifikimit. 

 

 

Ndonëse pritet të ketë vërtet një përmirësim të situatës ekzistuese, tregu i sigurimeve si çdo treg tjetër në vendin tonë, për shkak të dinamikave specifike që e karakterizojnë, siç janë numri ende i ngushtë i konsumatorëve aktivë dhe përqendrimi i lartë i portofolit të produkteve, bën që disa tendenca sistemike të jenë të vështira për t'u ndryshuar menjëherë, pavarësisht nismave të mira ligjore që ndërmerren nga rregullatorët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy