Ekspertja kontabël Blerina Gjyriqi deklaron se qeveria shqiptare mundohet që t’i fshehë kostot, por shton se është e pamundur të fshehësh të vërtetën e çmimeve të larta.
Për “MCN Economy” ajo tha se fuqia blerëse është shumë më e vogël se ekspozeja që ofron qeveria.
Këtu kemi një referencë çmimesh për karburantin ku në Kosovë është 1.1 euro litri, ndërsa këtu 170 lekë litri. Mund të ketë indicie që inflacioni është në stanjacion, duke qenë se PBB e kemi pak më të lartë se në dimër, por fuqia blerëse është shumë më e vogël se ekspozeja që ofron qeveria.
Marrim pensionistët duke qenë se janë 800 mijë në numër, ndërkohë kur pensioni mesatar është 100 euro dhe me aq vetëm energjinë mund të paguajë. Kjo shtresë ka numrin më të madh të popullsisë aktualisht në Shqipëri. Mjafton të marrësh si indeks numrin e pensionistëve dhe të kuptosh sa është fuqia blerëse.
Duhet të gjendet një mënyrë matje inflacioni, bazuar në të ardhurat e çdo familje. Rritja e çmimit të apartamenteve dhe real estate, është një tjetër problem shqetësues dhe blerja e një apartamenti është e pamundur.
Kemi rreth 200 mijë apartamente që janë bosh, por brenda Tiranës një apartament kushton më shumë se në lagjet e Londrës.
Çmimet e qirave janë rritur ekstremisht. Shumë problematike shoh pjesën e rritjes së çmimeve.
Flitet për dhënien e lejeve për 6 grataçela. Mendoj se do ketë një balck out në ekonominë shqiptare, ndoshta në pjesën e real estate.



