Rihapja e basteve dhe informaliteti që ka sot sektori. Ekspertët: Çfarë duhet të përmbajnë ndryshimet ligjore

Rihapja e basteve dhe informaliteti që ka sot sektori. Ekspertët: Çfarë duhet të përmbajnë ndryshimet ligjore

Një letër – peticion e Komitetit Olimpik Shqiptar e firmosur nga 59 drejtues dhe anëtarë federatash sportive iu drejtua Kryeministrit Edi Rama në verën e vitit të shkuar. Letra u publikua në periudhën kur Luiza Gega u shpall kampione e Europës në disiplinën e atletikës, event i cili i rikujtoi publikut fondet e ulta në fushën e sportit dhe kushtet e vëshitra të stërvitjes së saj.

Letra e iniciuar nga ish-deputeti socialist, Fidel Ylli, i kërkonte qeverisë rihapjen e pikave të bastit dhe rritjen e fondeve për sportin. Argumenti mbështetej në dy pika kryesore: lulëzimin e basteve në mënyrë të jashtëligjshme dhe mungesën në buxhet të taksave që mund të vinin nga legalizimi i tyre.

"Vendimi për mbylljen e lojrave të fatit ka qënë i drejtë për kohën, sepse kanë qënë të përhapua vend e pa vend. Por bastet sportive vazhdojnë të jenë në informalitet dhe kjo ka bërë që të ardhurat nga kjo veprimtari t’i shkojnë krimit. Në të njëjtën kohë që përfitime financiare që mund t’i shërbejnë rinisë i shkojnë krimit, Federatave Sportive në Shqipëri këtë vit u është akorduar një fond jashtëzakonisht i vogël, i cili mund të sjellë edhe falimentimin e Federatave”, thuhej në letrën e komitetit.

Në cdo qytet të shqipërisë në këtë moment që në flasim ke sallone të hapura që funksionojnë në mënyrë ilegale ,ke tavolina ruletash apo lojrash që në qytet i dinë të gjithë në këtë monet që ne flasim por institucionet nuk i godasin.Padiskutim që ky aktivitet u bë duke korruptuar,duke paguar apo duke joshur drejteusit e institucioneve që kontrollojnë territorin", tha Artan Hoxha.

"Luajnë online, luajnë me ca metoda okulte, të pakuptueshme, të fshehta. Fenomene te tilla sociale më shumë se mund të shtypen, duhen disiplinuar", tha sociologu Gëzim Tushi. 

Përgjigjja për këtë kërkesë erdhi nga vetë kryeministri Rama, i cili tha se tashmë kishte ardhur koha që aktiviteti të rihapej dhe t’i jepej fund operimit të basteve në mënyrë të jashtëligjshme nga eksponentë me profile të larta kriminale.

 “Kjo kornizë që e ka përfshirë Policinë e Shtetit në përpjekje për t’i parandaluar dhe për t’i çuar para ligjit organizatorët e basteve online në të zezë. Ku për hir të vërtetës ka pasur dhe një pjesëmarrje aktive të disa elementëve të skeduar si profile të larta kriminale dhe drejtori i Agjencisë së Lojërave të Fatit mbulon pjesën që është ligjërisht e qartë dhe nuk ka kompetencë të ndjekë aktivitetin ilegal që është komoptencë e Policisë së Shtetit”, tha Edi Rama.

“Në momentin kur lojrat e fatit bllokohen Ervis Martinajt I bëhet attentat ,ai ndodhet I arrestuar në bur dhe po humb peshn e tij në treg dhe në momentin që ai zhduket pa lënë në gjurme dhe del nga skena lojrat e fatit rihapen, Janë tre koencidenca", tha Artan Hoxha.

Pohimi i tij për lejimin e basteve ka bërë që minsitria e Financave dhe Ekonomisë të nisë punën për përgatitjen e projektligjit i cili pritet të miratohet gjatë këtij sesioni parlamentar.

Në relacionin e buxhetit, të ardhurat vjetore që parashikohet të hyjnë nga lejimi i basteve janë 17 milion euro, shumë e cila llogarit taksën e bizneseve dhe tarifën e licensimit të tyre.

"Veprimet e nxituara natyrshëm prodhojnë efekte anësore, një nga efektet që prodhoi në atë kohë mbyllja e lojrave të fatit përvecse heqjes e një pjese diku tek 3.5 mld leke në buxhet edhe mungesën e fuqisë punëtore e cila duhet të sistemohej në vend tjetër". 

Zyrtarisht, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka dakordësuar asnjë draft për ta nxjerrë për konsultim publik me grupet e interesit, por disa nga çështjet kryesore që ngrihet për diskutim është se si do të monitorohet tregu dhe a duhet të jenë online apo edhe me pika fizike bastesh?

Një pjesë e mirë e industrisë edhe në europë por edhe në botë luhet online për arsye të komoditetit dhe luajtjes së shumave të caktuara. - Edurad Gjokutaj, ekspert fiskal

Në variantin që po punohet për ligjin dhe ajo që vetë kryeministri tha, duket se bastet do të shkojnë drejt platformave online. Po si duhet bërë mbikëqyrja e tyre? A ka mundësi për informalitet dhe nëndeklarim në momentin që jo të gjithë kanë mundësi të paguajnë me kartë bankare?

"Bastet fizike janë për atë kategori të cunguar të njerëzve për ato lloj mënyrash të laujtjes së lojrave te fatit që vlen më së shumti për familjarët", thotë Eduard Gjokutaj, ekspert fiskal.

“Akoma kulturalisht nuk jemi të përgatitur për rikthimin e tyre të bujshëm ,të pakontrolluar”. thotë Gëzim Tushi, sociolog.

Ndryshimet ligjore në sektorin e lojrave të fatit synojnë të kufizojnë numrin e licencave që japin duke rritur kapitalin për kompanitë e basteve. Nga 1.7 milion euro që ishte në ligjin e 2015, po diskutohet se kapitali për operatorët të bëhet 10 milion euro.

Vendosja e atyre kapitaleve të nevoshme për garanci në shqipëri është provuar se garancitë nuk funksionojnë për shkak se mësëshumti keqpërdoren apo nuk zbatohen ato detyrime.-tha Edurad Gjokutaj, ekspert fiskal

Ende nuk është vendosur nëse numri i licencave do të jetë i kufizuar dhe nëse licensimi do të bëhet me komision apo do të lihet në diskrecionin Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit?

Nuk ka pse caktohen as numra dhe as kritere të tilla shumë të forta për asrye se është vetë ekonomia që orienton vetë operatorët se sa do vendosen ne treg. Momentin që vendos numër të kufizuar lë shteg për dyshime për favorizime dhe prishjen e barazisë", tha Eduard Gjokutaj, ekspert fiskal.

Debate ka edhe nëse duhet të lejohet reklama për bastet dhe si mund të ruhen minorenët.

"Amplifikimi televizv e dhjetëfishon atë në jetën reale. Këtë studim e kanë bërë psikologet dhe sociologët francez të kohës së sotme", thotë Gëzim Tushi. 

Tatimi për këtë kategori nuk është vendosur por në diskutime flitet për një taksë 25% mbi të ardhurat bruto që merr nga loja kompania e bastit.

"Rasti konkret është vendosur një tarfifë 25% është konsideruar një shifër jo e lartë për arsye se është aktivitet që gjeneron të ardhura dhe nuk ka shpenzime të caktuara të cilat të bëjnë të humbasësh sa i takon tatim fitimit", tha Edurad Gjokutaj, ekspert fiskal.

Po lojtari a duhet të tatohet për fitimin? Në cilën mënyrë?

"Në momentin që krijohen të ardhura natyrisht duhet të paguhen tatimet por duhet para në vazhdimësi në në cfarë nivelesh do të jenë me tatimet e tjera për të ardhurat personale", tha Eduard Gjokuta, ekspert fiskal.

Sot jemi në situatën ku lojërat e fatit po prodhojnë para të zezë për ekonominë për shkak të funksionimit të tyre si aktivitet ilegal. Sa potencial ka për t’u pastruar paratë në këtë sektor dhe a ka patur pastrim të parave më parë?

"Informaliteti në lojrat e fatit është më i lartë se në aktivitete të tjera për arsye të natyrës së tyre dhe për shkak të trajtimit jokonsistent, jo të njëtrajtshëm nga qeveria. Pra gjithë këto trjatime njëhërë i mbyl, njëhërë i hap krijon problematike edhe ndaj asaj pjese e cila ka ndërmend të jetë në rregull me ligjin", thotë Eduard Gjokutaj, ekspert fiskal.

Si në ligjin e vitit 2015-të edhe në ndryhsimet e reja ligjore, struktura e aksionerëve të kompanive, përfituesve fundorë të tyre apo administratorëve kërkohet të jetë e pastër, me individë apo kompani që nuk janë nën hetim apo të dënuar për vepra penale në fushën e krimit ekonomik, korrupsionit apo vepra që komprometojnë imazhin e firmës. Por sa rigorozë do të jenë autoritet për të zbatuar këto rregulla që vetë po i propozojnë, kjo do t’i mbetë kohës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy