Koncerti i Kanye West në Tiranë, Gjoci e Saliaj: Me ato para mund të ishin mbyllur shumë probleme të shqiptarëve

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Gjoci e Saliaj: Me ato para mund të ishin mbyllur shumë probleme të shqiptarëve

Në studion e MCN Economy, Tiri Gjoci, këngëtar, moderator, dhe organizatori i eventeve, Arjon Saliaj, analizuan koncertin e pritshëm të Kanye West në Tiranë dhe efektet financiare të tij. Gjoci dhe Saliaj thanë se ky event pritet të ndikojë pozitivisht në sezonin turistik që hapet brenda pak ditësh, por kostot e tij nuk duhet të zhvendosen te qytetarët. 

 

Tiri Gjoci 

 

I është anuluar një koncert në Serbi, mendoj që e ka zhvendosur në Shqipëri. Uroj të mos jetë i vërtetë lajmi që do të investon 50 milionë euro nga qeveria për këtë koncert. Urojmë që kostot të mos u bien në qafë taksapaguesve. 

 

Do të vijnë njerëz nga Europa dhe rajoni. Do ta mbushte stadiumin edhe nëse do ta bënte koncertin dy ditë rresht. Do të vijnë turistë të huaj që me atë rast të shohin edhe Shqipërinë. 

 

Arjon Saliaj 

 

M’u duk një shifër shumë e madhe ajo e stadiumit. Ka qarkulluar një shifër 10 milionë euro. Për Shqipërinë është gjë e mirë, është marketing në prag të sezonit turistik. por një shifër kaq të madhe është e tepërt. Shqipëria është një vend i vogël, i dimë problematikat. Ato para mund të ishin investuar edhe më mirë këtu. Mund të ishin mbyllur shumë probleme të shqiptarëve. 

 

Ai nuk është vetëm artist. Është një nga emrat më të mirë në nivel botëror. Shohim që turizmi sa vjen e rritet dhe kjo do të ndikojë pozitivisht. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy