
Në mbyllje të konsultimeve me Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, i kërkon qeverisë të qartësojë planet për uljen e borxhit publik dhe paketën e investimeve 1 miliard dollarë. Deklarata është bërë nga Bordi drejtues i FMN-së, i cili ndër të tjera vë theksin edhe te shmangia e konflikteve të interesit për licencat e reja bankare.



