Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur sot Grupin Parlamentar. Basha, tha se ndër pikat kryesore që u diskutua ishte rreth paralajmërimit nga Kryeministri Edi Rama, për rritjen e çmimeve pasi vendi është drejt një krize të mundshme energjie.
Paralajmërimin e kryeministrit për krizën e energjetikes, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quan si dështim të Edi Ramës.
Kreu i PD-së tha se kjo gropë është krijuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi.
“Ajo që dominoi bisedën ishte çështja e çmimeve dhe paralajmërimi i tellallit të së keqes dje për rritjen e çmimit të energjisë. Energjia dhe karburantet rëndojnë më së shumti ekonominë shqiptare. Ka një efekt të drejtpërdrejtë të gjithçka tjetër që ne konsumojnë. Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të energjisë ku në fakt e rriti edhe për familjarët dhe biznese. Dhjetëra familjarë kanë vrarë veten në qeli. Mbi 1 mijë janë burgosur. Mbi 40 mijë qytetarë kanë shpenzuar një natë në komisariat në furtunën terrorit për reformën energjisë. Këtu pyetja shtrihet çfarë u bë me reformën e famshme? Ku shkuan paratë e velura qytetarëve? Ne e dimë se këto para nuk shkuan kurrë në destinacion. Çmimi i energjisë dhe karburantit u rrit. Këto janë fakte që i dinë të gjithë. Është një fabul sesi zonat kufitare shkojnë për të blerë karburant në Kosovë apo Maqedoni.
Basha tha se detyra e opozitës nuk është vetëm denoncimi, por do të mbështesë dhe nxisë të gjitha format e reagimit popullor.
Kjo është një tjetër pasojë e dështimeve të tij. Paratë që duhet të çonte për uljen e çmimit të energjisë. Me këto para ka pasuruar veten tij dhe një grusht oligarkësh. Përballë kësaj ne kemi jo vetëm propozimet që u bënë publike dje, por ne po kështu do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkeqi të re që Edi Rama po përgatit. Kjo nuk është gropë nga tregjet ndërkombëtare por nga korrupsioni i Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë për ta mbushur këtë gropë që paratë zhvatura me PPP të shërbejnë për të plotësuar ato hapa të menjëhershëm që ne kemi propozuar. Detyra jonë nuk është thjeshtë denoncimi, që ti tregojmë shqiptarëve se ka zgjidhje. Të nxisim dhe përkrahim të gjitha format e reagimit popullor,” tha Basha
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje se një krizë energjetike po i afrohet Shqipërisë, pas rritjes së çmimit të karburantit.



