Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, nafta ulet me 5 lekë për litër

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, nafta ulet me 5 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka marrë vendim duke ulur me 5 lekë çmimin e tregtimit të naftës dhe konkretisht nga 245 lekë për litër, do të tregtohet me 240 lekë.

Në vendimin e Bordit, thuhet se benzina do të shitet maksimumi 203 lekë për litër, ndërsa gazi 78 lekë/litri.

Njoftimi i plotë

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 11.10.2022, kemi ulje të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit datë 07.10.2022, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është ulur 866 (- 30 nga data 06.10. 2022), $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është ulur ne 1109 (- 53 nga data 06.10.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një rritje të lehtë në 120.64 ( + 1.73 nga data 06.10.2022.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

CMIMI I SHITJES SE GAZOILIT/NAFTËS PËR PESHKIM

Çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, “Për taksat Kombëtare”, në nenin Neni 9 dhe 10 , përjashton nga pagimi i taksave kombëtare dhe akciza këtë sektor.

Referuar metodologjisë së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton:

Shumica = 146 lekë/litri

Pakica 158 lekë/litri

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 12 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy