Ahmetaj: Të dëmtuarit nga tërmeti të aplikojnë nëpër bashki

Ahmetaj: Të dëmtuarit nga tërmeti të aplikojnë nëpër bashki

Brenda 25 ditësh, krerët e qeverisjes vendore në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit duhet të përcaktojnë zonat ku do të ndërtohen qytezat urbane. Në një dalje për mediat, ministri për Rindërtimin,  Arben Ahmetaj, tha se ky është hapi i parë për zgjidhjen e problemit të strehimit për qytetarët e mbetur pa shtëpi.

Për 25 deri 20 ditë do të kemi në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku është përcaktuar se ka dëmtime, kryesisht në Shqipërinë e mesme, por edhe në Lezhë e Kamzë, pra të gjitha këto bashki janë të detyruara brenda afatit që ka kërkuar kryeministri të sjellin verifikimet e tokave ku do ndërtohen banesat individuale, qytezat urbane siç jemi referuar në ligj të posaçëm”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që të aplikojnë pranë bashkisë ose njësive bashkiake në Tiranë, ndërsa shtoi se do të vijojë rikonstruksioni i ndërtesave të dëmtuara.

Është hera e parë që kemi një ligj të posaçëm për një situatë emergjente. Kemi procedurat përkatëse për programin e rindërtimit. Nesër ka një takim të posaçëm me kryetarët e bashkive, ku do të bëjmë një listë të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe që banesat e tyre janë vlerësuar si të pabanueshme ose banesa që kanë nevojë për rikonstruksion. Në bazë të vendimit, duke nisur nga nesër, kryetarët e bashkive duhet të ngrenë platformë aplikimi për qytetarët. Aplikimi do të jetë tepër i thjeshtë. Ju lutem, të gjithë familjarëve që banesat e tyre janë quajtur të pabanueshme ose të dëmtuara, të mund të drejtohen në institucione, kudo të bëhet financimi përmes njësive vendore ose entiteteve që do të autorizohen nga Këshilli i Ministrave. Ky është vendim shtyllë, sepse detyron të gjitha bashkitë që në bazë të tokave që do të caktojnë (ne kemi rekomanduar tokat shtetërore) për 30 ditë tokat ku do të ndërtohet. Pa këto, nuk kalohet dot tek rindërtimi. Ne nuk kemi lënë asnjë qytetar jashtë. Do të bëhen edhe rikonstruksione në bazë të dëmtimeve dhe do kemi grante për këtë gjë”, deklaroi ministri Ahmetaj.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy