Rama për punimet e tunelit të Skërficës në Kardhiq-Delvinë: Përfundojnë 50 % e gërmimeve

Rama për punimet e tunelit të Skërficës në Kardhiq-Delvinë: Përfundojnë 50 % e gërmimeve

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në tunelin e Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë, duke bërë të ditur se tuneli është me gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur kësisoj të gjitha kushtet e sigurisë.

Ndërkaq kryeministri thekson se puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%.

"Ky është Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë. Me një gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë, në këtë vepër puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë", thotë Rama.

Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me tre orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy