Qytetarët në Tiranë janë kundër pagesës me fasha të energjisë që rrjedhimisht sjell shtrenjtim të saj.
Ata akuzojnë qeverinë se po kërkon përmes rritjes së taksave të mbulojë dyfishimin e pagave të deputetëve. Kundër deklaratës së kryeministrit shprehen edhe ekspertët të cilët thonë se shtrenjtimi i energjisë do të rrisë më shumë koston e jetesës.



