BSH: Ekonomia u rrit me 3.2 % në tremujorin e dytë

BSH: Ekonomia u rrit me 3.2 % në tremujorin e dytë

Rritja ekonomike e tremujorit të dytë ishte 3.2%. Ky është përfundimi i raportit të Bankës së Shqipërisë, i prezantuar sot nga ekspertë të BSH.

Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja u mbështet nga zgjerimi i kërkesës së brendshme private, e cila është ndihmuar nga kushtet monetare stimuluese, nga përmirësimi i besimit të agjentëve ekonomikë, nga rritja e punësimit dhe nga zgjerimi i investimeve të huaja direkte. Në këndvështrimin e Bankës së Shqipërisë, kjo tendencë ka vijuar dhe në muajt në vijim.

Sipas bankës, aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje, inflacioni po lëviz drejt objektivit, ndërsa tregjet financiare mbeten të qeta dhe kostot e fuinancimit në to janë pranë minimumeve historike. Këto tendenca reflektojnë politikën monetare stimuluese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, përmirësimin e besimit në ekonomi dhe qetësimin e goditjeve nga ambienti i huaj.

Banka e Shqipërisë pret një rritje më të lartë ekonomike në vitin 2016. Ky trend rritjeje pritet të vazhdojë dhë në dy vitet e ardhshme, duke krijuar kushte për kthimin e  inflacionit në objektiv brenda vitit 2018.

Për vitin 2017 inflacioni pritet të qëndrojë pranë nivelit prej 2.3%. Pritet një forcim i kërkesës së brendshme dhe ulje e presionit të huaj dizinflacionist.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy