Rritja e çmimit të energjisë mbi fashën 800kwh/ ERE mban nesër mbledhjen e bordit 

Rritja e çmimit të energjisë mbi fashën 800kwh/ ERE mban nesër mbledhjen e bordit 

Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar për mbledhjen e bordit ditën e nesërme ku do të diskutohet pikërisht për rritjen e çmimit të energjisë elektrike mbi fashën 800kwh.

Sipas njoftimit, mbledhja do të nisë në orën 14:00 ku pritet një ndryshim mbi vendimin e disa ditëve më parë ku ERE miratoi çmimin 42 lekë/kWh për konsumin e mbi 800kWh për abonentët familjarë.

MBLEDHJA Nr. 44, e Bordit të ERE-s

Në zbatim të (i) nenit 13 dhe 16, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; i ndryshuar, ligjit Nr.8480, date 27.5.1999 për “Funksionimin e organeve kolegjiale te administratës shtetërore dhe enteve publike, (ii) të Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 199, datë 27.11.2020 dhe (iii), të Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Procedurat e ERE-s, miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 96, datë 17.06.2016, njoftojmë se ditën e Premte datë 07.10.2022, ora 14:00, do të zhvillohet mbledhja nr. 44 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite:

Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kwh për konsumin mbi 800 kwh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”'- 

Ndërkohë kryeministri Edi Rama lajmëroi në rrjetet sociale se  fasha e re e energjisë nuk do të hyjë në fuqi  më 1 tetor fasha 800 kWh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy