Papunësia në Eurozonë bie në 9.8%

Papunësia në Eurozonë bie në 9.8%

Norma e papunësisë në Eurozonë ra në nivelin më të ulët në 7 vite gjatë muajit tetor duke zbritur nën 10 % për të parën herë që prej 2011-ës.

Sipas statistikave të publikuara nga Eurostat, norma e papunësisë ra në 9.8 % në tetor, krahasuar me 9.9 % që është norma e rishikuar për muajin shtator dhe 10.6 % që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Papunësia ka rënë gradualisht që kur preku 12.1 % në fillim të 2013-ës. Megjithatë, norma është ende sipër niveleve të vitit 2008, përpara krizës financiare.
Ndër vendet anëtare, norma më e ulët në tetor u regjistrua në Çeki, dhe Gjermani respektivisht me 3.8 % dhe 4.1%. Norma më e lartë u regjistrua në Greqi dhe Spanjë.

Për Bashkimin Europian, norma e papunësisë ra në 8.3% nga 8.4% që ishte në shtator, shifër kjo që shënon nivelin më të ulët që prej shkurtit 2009. Norma e papunësisë ra në 24 nga 28 vendet e BE. Norma mbeti e qëndrueshme në Itali dhe u rrit në Danimark, Austri dhe Estoni. Rënia më e shpjetë u regjistrua në Kroaci, Slovaki dhe Spanjë.

Eurostat vlerëson se 20.448 milion burra dhe gra në Bashkimin Europian EU-28, prej të cilëve 15,908 milionë ishin në zonën e euros (EA-19) ishin të papunë në muajin tetor 2016. Krahasuar me muajin shtator të vitit 2016, numri i personave të papunëve është ulur me 190 000 në 28 vendet e BE-së dhe me 178 000 në zonën e euros. Krahasuar me muajin tetor 2015, papunësia ra me 1.782 milionë në Bashkimin Europain dhe me 1.124.000 në zonën e euros.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy