Shqipëria merr presidencën e Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi

Shqipëria merr presidencën e Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin virtual të zhvilluar me Ministrat e Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi.

Takimi kishte në fokus diskutime për luftën e përbashkët kundër pandemisë dhe përpjekjen e vazhdueshme për të forcuar ndërlidhjen rajonale.

Në një reagim lidhur me takimin, Cakaj bëri me dije se Shqipëria zyrtarisht merr presidencën e kësaj organizate për 6-mujorin e parë të vitit 2021.

“Së fundmi, Shqipëria ka udhëhequr nismën SHBA-Karta e Adriatikut (A5), Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë dhe tani do të udhëheqë edhe Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi”, tha Cakaj.

"Kjo tregon, jo vetëm fuqinë e shtuar të Shqipërisë në nisma rajonale, por edhe besueshmërinë në rritje të partnerëve ndërkombëtarë për aftësitë e diplomacisë shqiptare”, përfundoi Cakaj reagimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy