Ruko: Bashkia Tiranë funksionon vetëm për të mbajtur punonjësit. Nuk kryhen investime, kanë frikë të firmosin

Ruko: Bashkia Tiranë funksionon vetëm për të mbajtur punonjësit. Nuk kryhen investime, kanë frikë të firmosin

Mirela Ruko, këshilltare bashkiake tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se Bashkia e Tiranës ka ndaluar çdo investim dhe se tashmë funksionon vetëm për të mbajtur punonjësit në detyrë. 

Duke vijuar Ruko tha se taksat janë mbledhur, por investime nuk kryhen pasi askush nuk firmos asgjë nga frika e hetimit. 

 

Bashkia e Tiranës ka qenë e rregullt në mbledhjen dhe grumbullimin e taksave nga qytetarët dhe bizneset, por nuk i ka kthyer në investime.

 

Kjo periudhë vijon prej kohësh. 

 

Askush nuk firmos më. Edhe në institucionet e tjera askush nuk firmos më nga frika për mospastërtinë e një tenderimi publik. Nuk ka dikush që i del ballë këtyre tenderimeve. 

 

Institucionet e drejtësisë kanë bërë punën e tyre. Kanë dhënë mesazhin që do të ketë hetime dhe persona që do të vendosen para drejtësisë për abuzime që mund të kryhen. Institucionet vijojnë të jenë të korruptuara. 

 

Bashkia e Tiranës ka ndaluar punën për ndërtimin e shkollave, për programet e strehimit, për projektet për qendrat humanitare. Nuk ka asgjë normale.

 

Bashkia e Tiranës sot po funksionon vetëm për të mbajtur veten e vet në detyrë. Po çfarë detyrë kryejnë këta persona nëse nuk zhvillohen investimet publike? Nuk ka asgjë normale. 

 

Nuk mund të themi që aty ka njerëz që mund ta çojnë me iniciativë të tyren punën përpara. Ka ngecur në këtë gjë, tek tenderimet publike. Ose kanë frikë se çdo tender mund të hetohet, ndërkohë që rrjeti ka funksionuar, njerëz që kanë ndihmuar të shesin e të blejnë vota bëjnë presion, nuk është se nuk bëjnë presion për të marrë nga Bashkia Tiranë atë që është premtuar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy