Qeveria ul TVSH e turizmit nga 20 për qind në 6 për qind. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Ky ndryshim fiskal i kërkuar prej kohësh nga operatorët e turizmit dhe i premtuar nga qeveria Rama që në fushatë, është bërë në projektligjin për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, të ndryshuar”.
Ulja e TVSH për turizmin u kërkua nga industria me argumentin që Shqipëria të bëhet konkurues në rajon. Pjesa dërrmuese e vendeve të tjera të Ballkanit e kanë TVSH e turizmit 7 për qind.
Ulja e TVSH të turizmit u kundërshtau nga Fondin Monetar ndërkombëtar dhe qeveria e bëri të mundur zbatimin e kësaj nisme, me përfundimin e marrëveshjes me këtë fond.
Vendimi merret në përfundim të mandatit të qeverisë në prag të zgjedhjeve elektorale. Përveç impaktit politiv që do të ketë në fushën e turzimit, ky vendim i qeverisë pritet të hapë debat të madh, pasi edhe industri të tjera mund të kërkojnë uljen e tarifës që deri tani ka qenë e unifikuar në 20 për qind.



