Tërmetet në Zharrës, Gjiknuri urdhëron ndërprerjen e kërkimeve në puset e naftës

Tërmetet në Zharrës, Gjiknuri urdhëron ndërprerjen e kërkimeve në puset e naftës

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, ka urdhëruar sot kompaninë “Bankers Petrolium” të ndërpresë urgjentisht operacionet e injektimit me presion të lartë të ujit teknologjik në puset e lokalizuara përreth fshatit Zharrëz, deri në një njoftim të dytë.

Në një deklaratë për media, thuhet se urdhri i ministrit vjen pas shqetësimin të ngritur nga banorët e këtij fshati, që të cilët kanë hyrë në grevë.

“Ministria e Energjisë dhe Industrisë shprehet e vendosur për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të zgjidhur shqetësimin e shprehur nga banorët e fshatit  Zharrës. Me përfaqësuesit e Bankers Petrolium është mbajtur një komunikim i vazhdueshëm për të diskutuar zgjidhjen e problemeve të shfaqura në këtë zonë dhe marrjen e të gjitha masave të nevojshme për ndalimin pa afat të operacioneve të injektimit të ujit me presion të lartë në këto puse nga ana e kompanisë” bën me dije Ministria.

Ministri Gjiknuri ka urdhëruar ngritjen me urgjencë të një grupi pune me përbërje nga MEI, AKBN, Albpetrol dhe SHGJSH, në bashkëpunim edhe me IGJEUM për të marrë analizuar situatën dhe për të zgjidhur kërkesën e banorëve të kësaj zone.

Në zbatim të këtij urdhri, grupi i punës i kryesuar nga Zv. Ministri Bejtja zhvilloi një takim të zgjeruar me përfaqësues të komunitetit, përfaqësues të Bashkisë Patos, të Bankers Petroleum, të Albpetrol, AKBN dhe IGJEUM për të diskutuar problemet e ngritura prej komunitetit lokal.

Ndërkohë, një grup nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe me pjesëmarrjen e Kryetares së Bashkisë Patos  kanë shkuar në Zharrës për tu takuar drejtpërdrejt me pjesëmarrësit e grevës dhe përfaqësuesit e komunitetit të Zharrëzës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy