Orgest Beti, ekspert për pasuritë e paluajtshme, dhe Enriko Ceko, ekspert ekonomie, diskutuan në studion e MCN Informacion në lidhje me ligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave. Ceko tha se ky nuk do të jetë një proces i lehtë për shkak të abuzimeve dhe neglizhencave. Ndërsa Ceko u shpreh se ky ligj është i padrejtë pasi për krijimin e fondit paguajnë të gjithë qytetarët, ndërsa përfitojnë ata që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Ceko
Të marrim rastin që bëhet ligji. Cila kompani sigurimi do të shkojë të bëjë sigurimin e asaj shtëpisë atje? Ku do i gjejë lekët kompania e sigurimit? Janë me mijëra shtëpi.
Pse t’u japim fond atyre, kur atë fond mund ta bënim për arsimin. Për mijëra njerëz që kanë shkatërruar tokën bujqësore ne t’u japim fond?
Ai që e ka ndërtuar shtëpinë në mënyrë të jashtëligjshme nuk ka të drejtë të përfitojë. Pse paratë e tua t’i marrë ai? Ata kanë ndërtuar pa leje dhe madje edhe legalizimi është i gabuar. Cila kompani sigurimi bën siguracionin e një banese që përmbytet çdo vit?
Politika shqiptare vetëm për shkak të votave ka bërë gjithë këtë zallamahi. Kush e ka fajin? Tani bëhet që ata që kanë ndërtuar pa leje t’u jepen paratë tona sa herë përmbyten.
Shqiptarët nuk kanë asnjë njohuri financiare. Ata që kanë pasur njohuri financiare kanë çarë ferrën. Po largohen njerëz nga sektori bankar.
Ky ligj nuk u shkon për shtat qytetarëve shqiptarë.
Orgest Beti
Ata që kanë ndëtuar në mënyrë informale nuk duhej t’i kishte lënë shteti. Shumë njerëz dhe zona janë të rrezikuara. Shteti do të duhej të kishte pasur përgjegjësi të mëdha.
Sipas draftit, shteti do ta ketë vetë një kompani që menaxhon primin që vjen. Besoj duhet një formulë efikase.
Zonat me risk nuk do të kenë të njëjtën tarifë si zonat e tjera. P.sh. Lezha nuk do ketë të njëjtën tarifë më Himarën.
Nuk do të jetë një proces i lehtë edhe në administrimin e shtetit. Ka abuzime, neglizhenca.



