Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi të enjten dokumente të FBI-se që përshkruajnë intervistat e vitit 2019 në lidhje me akuzat e pabazuara të bëra nga një grua kundër Donald Trump në rastin Epstein.
Në këto intervista, gruaja pretendon se është sulmuar seksualisht nga manjati i pasurive të paluajtshme në vitet 1980, kur ishte e mitur.
Në një deklaratë të postuar në mediat sociale, Departamenti i Drejtësisë tha se përmbledhjet e intervistave u hoqën fillimisht nga publikimi i janarit i miliona faqeve të dokumenteve që lidheshin me Jeffrey Epstein, sepse ato u konsideruan të tepërta.
Udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer javën e kaluar akuzoi administratën Trump për një "fshehje masive" të dokumenteve në rastin Jeffrey Epstein, duke paralajmëruar Departamentin e Drejtësisë kundër shkatërrimit të provave.



