
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi të martën, më 30 qershor, të mbështesë ligjet shtetërore që ndalojnë sportistët transgjinorë të marrin pjesë në garat sportive femërore në shkolla dhe universitete.
Vendimi konsiderohet një fitore për kampin konservator në një nga çështjet më të debatueshme në SHBA.
Gjykata e lartë amerikane vlerësoi se shtetet kanë të drejtë të përcaktojnë kriteret e pranueshmërisë për garat femërore bazuar në seksin biologjik të caktuar në lindje.
Më shumë se gjysma e shteteve amerikane kanë miratuar tashmë ligje të ngjashme, duke kufizuar pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë në garat sportive për femra.



