Presidenti amerikan u kërkoi vendeve të NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse para sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Moskës.
"Jam i përgatitur të vendos sanksione të rëndësishme kundër Rusisë, me kusht që të gjitha vendet e NATO-s të bien dakord ta bëjnë këtë dhe që të gjitha vendet e NATO-s TË NDALOJNË BLERJEN E NAFTËS NGA RUSIA", shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth.
Në postimin e tij, Trump kërkon që vendet e NATO-s jo vetëm të ndalojnë blerjen e naftës ruse - si kusht për vendosjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Moskës - por edhe "të vendosin tarifa prej 50% deri në 100% ndaj Kinës, të cilat do të tërhiqen plotësisht pasi të mbarojë lufta" në Ukrainë.
“Kina ka një kontroll të fortë, madje një kontroll, mbi Rusinë, dhe këto tarifa të fuqishme do ta thyejnë atë kontroll”, vazhdon ai. “Nëse NATO bën siç them unë, lufta do të përfundojë shpejt dhe të gjitha ato jetë do të shpëtohen! Përndryshe, thjesht po humbisni kohën time, dhe kohën, energjinë dhe paratë e Shteteve të Bashkuara”, paralajmëron ai.



