Zonja e Parë e Nepalit është marrë zvarrë nga të rinjtë nepalezë në kuadër të protestave që kanë përfshirë vendin.
Ajo u dëgjua duke u ofruar atyre 1 milion dollarë për të shpëtuar jetën e saj.
Pamjet e këtyre momenteve janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa nuk konfirmohet çka ndodhur më tej.
Kryeministri i Nepalit, K.P. Sharma Oli, dha dorëheqjen më 9 shtator, ndërsa protestat kundër korrupsionit po përshkallëzohen.
Po ashtu protestuesit hynë më forcë në Parlamentin federal duke i vendosur zjarrin godinës. Protestat antiqeveritare dhe kundër korrupsionit u bënë të dhunshme pasi disa platforma të mëdha të mediave sociale, duke përfshirë Facebook, YouTube dhe X, u ndaluan të hënën.
Ndalimi u revokua të martën.



