Kina-SHBA-së: Venezuela ka sovranitet mbi burimet e saj natyrore

Kina-SHBA-së: Venezuela ka sovranitet mbi burimet e saj natyrore

Venezuela është një shtet me sovranitet të plotë dhe të përhershëm mbi burimet e saj natyrore dhe aktivitetet ekonomike. 

 

Kërkesat e SHBA-së shkelin të drejtën ndërkombëtare, minojnë sovranitetin dhe dëmtojnë të drejtat e popullit venezuelian.

 

Ky është komenti i bërë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, mbi pretendimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Shtetet e Bashkuara do të marrin 50 milionë fuçi naftë të sanksionuar më parë, të cilat do të shiten nga Uashingtoni, ndoshta një pjesë e saj në Kinë.

 

Pekini deri më tani ka blerë rreth 90% të prodhimit vjetor të naftës bruto të Karakasit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy