Ministri i Jashtëm kubanez Bruno Rodriguez akuzoi të dielën, qeverinë amerikane për shpikjen e preteksteve “mashtruese” për të justifikuar vazhdimin dhe zgjerimin e sanksioneve kundër vendit të tij , luftën e pamëshirshme ekonomike, si dhe një sulm të mundshëm ushtarak kundër tij.
“Kuba as nuk kërcënon dhe as nuk dëshiron luftë”, tha Rodriguez në X, duke shtuar se vendi po përgatitet të përballet me një sulm nga jashtë duke ushtruar të drejtën e tij për mbrojtje legjitime, të njohur nga Karta e OKB-së.
Havana po harton plane për të sulmuar, përveç bazës në Guantanamo , anijet luftarake amerikane dhe ishullin Key West në Florida.
Ministri i Jashtëm Rodriguez nuk iu referua shprehimisht botimit në komentin e tij.
Raporti, i cili citon dokumente të klasifikuara për të cilat Axios thotë se është informuar nga agjencitë e inteligjencës amerikane, tregon shkallën në të cilën administrata e Presidentit republikan Donald Trump e sheh Havanën si një kërcënim , duke marrë parasysh zhvillimet në kryerjen e operacioneve ushtarake me mjete ajrore pa pilot dhe praninë e këshilltarëve ushtarakë iranianë në Havanë.
Raporti vjen në sfondin e përshkallëzimit të tensioneve dypalëshe, ku zyrtarët në Havana akuzojnë Uashingtonin për përgatitjen e terrenit politik për një sulm në ishull.



